E Martë, 3 Nëntor 2026

Punët e fermës kthehen në “kryefjalë” diskutimesh, Albano: Elsën e kam përzënë nga stalla

Punët e fermës janë sërish “kryefjalë” e diskutimeve në “Ferma VIP”. Albano u kthye pas në kohë, duke kujtuar fillimet e këtij formati.

Gjatë një bisedimi me Çiljetën, ai tha se në ditët e para nuk e lejonte Elsën të qëndronte në stalla, pasi sipas tij, jo vetëm nuk punonte, por pengonte edhe të tjerët.

Nga ana tjetër, Çiljeta e kundërshtoi, duke thënë se Elsa i do kafshët dhe i vjen natyrshëm t’iu japë dashuri.

Pjesë nga biseda:

Albano: E mban mend ti se nuk je budallaqe, që Elsën e përzija gjithmonë, nuk e lija tek stalla, sepse vetëm na pengonte.

Çiljeta: Pse?

Albano: I këndonte gomarit dhe merrte lozte me kecin

Çiljeta: Po, mir more, çfarë problemi ka?

Albano: Po, ç’është ky qejf, nuk linte asnjërin të milte

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›