E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri për pronat në Shqipëri përfundoi me plumba në Itali, detaje nga vrasja e 43-vjeçarit Vladimir Topjana! Arrestohet autori i dyshuar dhe i ati

Vladimir Topjana, 43 vjeç u vra me tre plumba rreth orës 21:00 mbrëmjen e 6 prillit në Itali. Autor i dyshuar i ngjarjes është bashkatdhetari i tij  Roger Shota , 34 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes, Shota u arratis me makinën e tij tip “Audi”, ndërsa policia iu vu pas dhe arriti që ta arrestonte në mesnatë.

Në makinë me të ndodhej edhe i ati, Pren Shota. Të dy u arretuan dhe akuzohen për vrasje të rëndë me paramendim.

Çfarë ndodhi?

Vrasja , detajet e së cilës janë ende të paqarta, ndodhi në orën 21:15 , njëzet minuta pas fillimit të ndeshjes së futbollit Roma-Juventus që po transmetohej në një lokal dhe që po ndiqej nga disa persona.

Topjana ishte duke biseduar me një të afërm kur mbërriti një Audi i bardhë, nga i cili sipas raportimeve fillestare kanë dalë nja dy persona.

Dy personat që zbritën nnga makina (Roger dhe Pren Shota) filluan të debatonin me Topjanën. Tonet ishin të larta dhe një klient nga lokali iu afrua burrave në përpjekje për të qetësuar gjërat, por më pas hoqi dorë.

Sipas asaj që mësohet, të tre shqiptarët më pas u larguan dhe vazhduan diskutimin jashtë.

Vladimir Topjana ka sulmuar bashkatdhetarin dhe i kafshoi veshin, sipas mediave italiane.

Pas kësaj, ai nxorri armën dhe e qëlloi nga një distancë e afërt. Një nga plumbat e mori në kokë.

I pranishëm në lokal ishte edhe djali i Vladimir Topjanës, i cili menjëherë pas krimit u afrua në vendin e ngjarjes ku shtrihej i ati i pajetë.

Motivi

Një çështje që lidhet me menaxhimin e një toke në Shqipëri. Kjo mendohet të jetë arsyeja e sherrit që degradoi më pas në vrasjen e Vladimir Topjanës, 43 vjeç.

Fjalët e kunatit

“Po parkoja”, tha kunati i viktimës, “dhe sapo dola nga makina dëgjova “bam! Bam!”. Vrapova dhe pashë kunatin tim në tokë, menjëherë thirra për ndihmë. Miqtë nxituan në vendngjarje për të ngushëlluar familjen e pikëlluar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›