E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shfrytëzoi 30-vjeçaren për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet tutori

Një rast i shfrytëzimit të prostitucionit është zbuluar, duke vënë në pranga tutorin 42-vjeçar. Sipas policisë 42-vjeçari akuzohet se për 3 vjet, ka shfrytëzuar për prostitucion, brenda dhe jashtë vendit, një 30-vjeçare.

Nga hetimet rezulton se 30-vjeçarja është shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë.

Lidhur me rastin shërbimet sociale kanë akomoduar 30-vjeçaren, në një qendër të përshtatshme për të.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›