E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkak borxhi i pashlyer? “Kërcet” arma gjatë natës në Tiranë, policia në kërkim të autorëve

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në zonën e “Ali Demit”. Burimet bëjnë me dije se sherri ka ndodhur në rrugë mes disa personave dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia po punon për arrestimin e autorit, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve, të shoqëruarit në polici që ishin edhe dëshmitarë okularë nuk kanë pranuar të japin shpjegime.

Dyshohet se sherri ka nisur për çështje borxhi të pashlyer./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›