E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkaqet e emigrimit dekadën e fundit/ Sondazhi: 62.4% e shqiptarëve fajësojnë sistemin arsimor

Në programin ‘Zëri i Shqiptarëve’ në ABC News u paraqitën rezultatet e sondazhit lidhur me emigracionin. Pyetjes se cili ka qenë shkaku kryesor jo-politik i emigracionit në dekadën e fundit, 62.4% e shqiptarëve mendojnsë se për shkak të sistemit arsimor, 30.7% mendojnë se shkaku kryesor është sistemi shëndetësor dhe 6.9% mendojnë se shkak është mungesa e sigurisë ligjore.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.5%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›