E Diel, 1 Nëntor 2026

Si do votonit nëse zgjedhjet do mbaheshin sot? PS rreth 48 përqind, PD në mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

Tentativa për të kthyer Tiranën në kaos dhe molotovët në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e kanë ulur mbështetjen e qytetarëve për PD në këtë fillim marsi, më e ulëta nga zgjedhjet e 11 majit.

Kurse ndryshimet e pritshme nga socialistët të kabinetit qeveritar, kanë lënë PS në të njëjtat kuota, bindshëm forcë e parë politike në Shqipëri.

Pyetjes në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve”, si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot, 47.7 përqind u përgjigjën se do votonin për PS, ndërsa 25 përqind për PD.

22.3 përqind deklaruan se nuk do votonin asnjë nga dy partitë e mëdha, por një forcë të re politike.

Ndërsa 5 përqind thanë se partitë e vogla ekzistuese.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.5%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›