E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohen 4 drejtues te larte te ushtrise shqiptare

TIRANE ndash Presidenti Bamir Topi njeheresh komandant i pergjithshem i Forcave te Armatosura firmosi sot ndryshime ne drejtuesit e ushtrise shqiptare. Nepermjet tre dekreteve te ndryshme Topi ka zyrtarizuar shkarkimin nga detyra te Zevendeskomandantit te Komandes se Doktrines dhe Stervitjes Vladimir Qirjazi i cili nxirret ne rezerve. Qirjazi e mori kete detyre vetem 6 muaj me pare ne 17 qershor te vitit 2011 me propozim te qeverise shqiptare.

Po sot kreu i shtetit ka firmosur shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen ne rezerve te Komandantit te Forcave Detare Kudret Cela ndersa del ne lirim ish shefi i FA Maksim Malaj.
Edhe keshilltari ushtarak i ministrit te mbrojtjes Arian Zaimi eshte nxjerre gjithashtu ne rezerve.

Dekretet sipas njoftimit zyrtar te presidences jane firmosur nga presidenti Topi me propozim te ministrit te mbrojtjes Arben Imami.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›