E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore Tiranë: 6000 gjoba gjatë 72 orëve

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle në terren me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia njoftoi se “gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar/proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor; janë bllokuar 13 automjete dhe janë vënë rreth 6 000 masa administrative”.

Kontrollet u kryen me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, konkretisht për: drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse; drejtuesit e mjeteve, për: dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha; mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit; vënien e rripit te sigurimit; mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur; respektimin e limiteve të shpejtësisë; moderimin e shpejtësisë në zona të banuara; parandalimin e parakalimeve të gabuara; konstatimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Drejtues Lorenc Shehu, iu bëri apel qytetarëve për respektim maksimal të rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mënyrë për të kontribuar në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të parandaluar aksidentet me pasoja për jetën dhe shëndetin.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›