Shkëmbimi i të burgosurve Rusi–SHBA, mes tyre një gazetar dhe një ish-marins

Një shkëmbim masiv i të burgosurve në shkallë të gjerë midis SHBA dhe Rusisë është duke u zhvilluar.
Telegraph raporton se palët kanë rënë dakord për një transferim të të burgosurve. Ata pritet të jenë së shpejti në paraburgimin amerikan, sipas një zyrtari të lartë të administratës.
Mes të burgosurve janë edhe gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, si edhe ish-marinsi amerikan, Paul Whelan.
Burrat, të cilët janë të burgosur në Rusi me akuza spiunazhi që ata dhe SHBA i mohojnë, aktualisht po transportohen në destinacione jashtë Rusisë.
Sipas marrëveshjes, SHBA dhe aleatët e saj do t’i kthejnë të burgosurit që mbajnë në Rusi, sipas raporteve.
Bisedimet kanë vazhduar prej vitesh për të arritur lirimin e dyshes, të cilët Departamenti i Shtetit thotë se u arrestuan gabimisht.
/rtsh.al/