E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër- Nën efektin e alkoolit tentoi të përplaste me makinë disa persona me të cilët u konfliktua, ndalohet një person

Një person është ndaluar në Shkodër, i akuzuar për veprën penale “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë. Bëhet me dije se personi me inicialet S.D u ndalua pas ngjarjes së ndodhur më 7 qershor, kur pas një konflikti dhe nën efektin e alkoolit, ai ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke u rrezikuar jetën.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale nga policia, por pas hetimeve të thelluara dhe publikimit të një videoje në media, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›