E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja dhe zhdukja e Egland Koçit, Policia: Kërkimi për autorin është përqendruar në zonën Tiranë-Elbasan

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba doli përpara gazetarëve këtë të shtunë, ku dha detaje të operacionit për kapjen e Sadik Llalanjt si dhe kërkimet për Eglant Koçin.

“Është ngritur një grup duke pas parasysh edhe rrezikshmërinë e autorit dhe pothuajse janë ushtruar 20 kontrolle banesash dhe aktualisht vijon puna për kapjen e tij. Janë angazhuar edhe Forcat RENEA dhe mendojmë që shumë shpejt do të kapet ky informacion. Kemi patur një bashkëpunim shumë të mirë me qytetarët, na kanë informuar herë pas here në lidhej me dyshime për vendodhjen e këtij personi. Besoj që shumë, shpejt do të kapet.

Lidhur me zhdukjen e personit Eglant Koccit, kemi ngritur një grup të posaçëm hetimorë. Indicia për këtë ngjarje është marrë nga familjarët e këtij personi. Hetimi po ndiqet nga struktura e Krimeve të Rënda. Është një strukturë e posaçme që po kërkon për trupin e këtij personi, kërkimet janë përqendruar në rrethinat e Tiranës, në kufirin ndarës mes Tiranës dhe Elbasanit. Në ndihmë na ka ardhur edhe një njësi e posaçme nga FSK. Janë kontrolluar shumë zona ku kishim dyshime, por deri tani asnjë rezultat konkret”, tha Torba.

Më 8 qershor, në Paskuqan Sadik Llanaj qëlloi me armë zjarri Ardian Baloshin, ku Llanaj ende po kërkohet nga RENEA, pasi paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndërsa Eglant Koçi, u mor peng më 4 qershor, nga shoku i tij Armand Shakaj, ku ka dyshime se u dhunua dhe më pas vra nga Shakaj.

Ngjarja e parë ka dyshime se ndodhi për shkak të konflikteve për lëndët narkotike ndërsa ngjarja e dytë ka dyshime se ka ndodhur për dhënie parash me fajde.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›