E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkodër, nis rehabilitimi i pallateve te “Marin Biçikemi” me sistemin kapotë

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Ka nisur puna për rehabilitimin e bllokut të pallateve pranë rrugës “Marin Biçikemi” në Shkodër, të cilat po pajisen me sistemin kapotë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili theksoi se kjo ndërhyrje do t’u sjellë përfitime të shumëfishta banorëve të zonës.

“Ashtu si në zona të tjera të qytetit, përfitues janë banorët – jo vetëm nga transformimi i pamjes së objekteve dhe ulja e faturës së energjisë, por edhe nga rritja e vlerës së pronës së tyre”, u shpreh Beci në një postim në rrjetet sociale.

Ndërhyrja është pjesë e programit të Bashkisë së Shkodrës për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e eficiencës energjetike në ndërtesat ekzistuese.

Shkodër – Nis rehabilitimi i pallateve te “Marin Biçikemi” me sistemin kapotë 1 nga 7

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›