E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “9 Tetori” në Sarandë me bibliotekë, laboratorë të rinj e ambiente sportive

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Shkolla “9 Tetori” në Sarandë ka mirëpritur këtë vit nxënësit në ambiente të rikonstruktuara dhe të përmirësuara, duke ofruar kushte të reja për zhvillimin e procesit mësimor dhe veprimtarive jashtëshkollore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet e kësaj shkolle, e cila pas investimit garanton ambiente dinjitoze për nxënësit.

“Shkolla “9 Tetori” në Sarandë, këtë vit i mirëpriti nxënësit në ambiente dinjitoze, me bibliotekë, laboratorë e terrene sportive të rilindura”, u shpreh Rama.

Shkolla tashmë disponon një bibliotekë, laboratorë të rinj dhe terrene sportive të rehabilituara, duke krijuar më shumë hapësira për mësim, aktivitete kulturore dhe sportive.

Ndërhyrjet në infrastrukturën e institucionit synojnë përmirësimin e kushteve të mësimit dhe krijimin e një mjedisi më funksional për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, ambientet e përmirësuara të shkollës “9 Tetori” janë vënë në dispozicion të nxënësve, duke i dhënë institucionit një infrastrukturë më të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve arsimore dhe sportive.

1 nga 7

/m.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›