E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Ali Laçej” në Shkodër, dëshmi e ndryshimit të dukshëm pas lirimit të hapësirave

TIRANË, 2 prill/ATSh/ Shkolla 9-vjeçare “Ali Laçej” në Shkodër ka marrë një pamje të re, pas rikthimit të funksionalitetit të hapësirave përreth saj.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, në të cilën janë kryer investime që kanë përmirësuar kushtet për mësimdhënie dhe aktivitete jashtëshkollore.

Sipas Ramës, shkolla “Ali Laçej” është një tjetër dëshmi se kur lirohen hapësirat, ndryshimi bëhet i dukshëm.

“Nga një shkollë ku hyrja bëhej nga dera e pasme dhe ku gjysma e oborrit ishte e zënë, sot merr jetë një hapësirë e re me kushte më dinjitoze për nxënësit dhe stafin mësimor”, u shpreh kryeministri.

Mjediset e sistemuara tashmë i shërbejnë mësimdhënies, sporteve, arteve, zejeve dhe aktiviteteve komunitare, në dobi të mbi 150 nxënësve, mësuesve dhe gjithë komunitetit përreth shkollës.

Hyrja e shkollës ishte bllokuar nga disa hekura, lavazhe dhe motorë uji të braktisur prej vitesh aty. Lirimi i hyrjes së saj u krye në shtator 2025 në kuadër të operacionit për lirimin e hapësirave publike.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›