Shkolla “Edith Durham” do të ndërtohet nga e para

Shkolla 9 vjeçare “Edith Durham”, një nga më të vjetrat në Tiranë do të ndërtohet e re.
Bashkia Tiranë ka hapur një procedurë tenderuese me fond limit prej rreth 496 milionë lekë.
Sipas njoftimit i gjithë procesi i ndërtimit do të finalizohet për dhjetë muaj.
Godina e re do ndërtohet sipas normave dhe standardeve europiane, duke bërë një përmirësim të kushteve.
Shkolla “Edith Durham”, është ndërtuar në vitin 1945 me emrin “11 Janari”. Në vitin 2002, është bërë rikonstruksioni i saj ku i është shtuar dhe një godinë tjetër asaj ekzistuese.
Aktualisht në këtë shkollë mësojnë gjithsej 1140 nxënës, ku nga këta 400 veta zhvillojnë mësimin mbasdite, pikërisht hartimi i projektit.
Ndërtim i shkollës 9- vjecare do të plotësojë ambjentet e mësim dhënies, si dhe do të përmirësojë ambjentet sportive dhe nuk do ketë më mësim pasdite.
/ rtsh.al /