E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla e re në Finiq, mirëpret 100 nxënës në ambiente moderne

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Një shkollë e re dhe moderne ka marrë formë në Finiq, që do të mirëpresë 100 nxënës dhe mësues në ambiente bashkëkohore, falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Finiq.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga objekti i ri, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe përmirësimin e kushteve të punës për mësuesit dhe nxënësit.

Ky investim bën pjesë në programin kombëtar të rehabilitimit të infrastrukturës arsimore, përmes të cilit Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me pushtetin vendor, planifikon këtë vit përfundimin e ndërtimit dhe rehabilitimit të 42 objekteve arsimore në të gjithë vendin, duke synuar standarde moderne dhe të sigurta për mësimdhënie dhe zhvillim të nxënësve.

1 nga 7

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›