Shorti i Botërorit më 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon e Shqipërisë në rast kualifikimi

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ FIFA ka zyrtarizuar procedurat e shortit të Botërorit që do të hidhet më 5 dhjetor. Në rast kualifikimi, Shqipëria do të pozicionohet në vazon e katërt, pasi të gjitha ekipet që vijnë nga faza Play Off do të renditen në këtë vazo.
Në të njëjtën vazo do të jetë edhe Italia, që synon Botërorin përmes Play Off-it. Ndërkohë, vendet pritëse Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në vazon e parë.
Shqipëria duhet të kalojë Poloninë në gjysmëfinale të Play Off dhe më pas fituesen e çiftit Suedi–Ukrainë për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror.
/gj.m/r.e/
