E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpërndanin kokainë, pranga dy personave në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Furnitorët”.

Roland Spahiu dhe Braild Aga u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”.

Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›