Shpërthim me eksploziv në banesën e 63-vjeçares në Vlorë

Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, në lagjen “Partizani” në Vlorë, është regjistruar një shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.
Specialistët e Policisë kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa nën drejtimin e saj vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv