E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, identifikohet autori

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të një 65-vjeçari.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Ndërkohë nga hetimet është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›