“Shpërthim në Shkodër, një person mbetet i plagosur nga lëndë plasëse”

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar ditën e sotme në Shkodër, më konkretisht në lagjen e Arra e Madhe. Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës së paradites, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera të ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, raportohet për një person të plagosur, i identifikuar si Enea Buzukja, punonjës i Tatimeve. Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të bërë verifikimet dhe për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.
Autoritetet janë në pritje të më shumë informacionit për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit. Hetimet janë në vazhdim.