E Enjte, 5 Nëntor 2026

Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelite

Ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore në Bejrut më 17 nëntor dhe ka sulmuar caqe të Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Sulmet izraelite në Bejrut u kryen disa orë pasi Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka sulmuar bazat ushtarake izraelite përreth qytetit të Haifës.

Shtëllunga tymi u panë në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, pasi ushtria izraelite lëshoi urdhër për evakuimin e banorëve nga tri zona.

Më tej në jug, gjatë natës Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe me artileri që kanë goditur qytezën e Kiamit, rreth 6 kilometra larg nga kufiri, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit të dielën në mëngjes.

Bombardimet u kryen pasi ushtria izraelite raportoi për një sulm “të rëndë me breshëri raketash” në Haifa në orët e vona të së shtunës, duke thënë se gjatë sulmeve u godit një sinagogë dhe u plagosën dy civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›