E Premte, 6 Nëntor 2026

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Një pjesë e godinës e pabanuar, priten verifikime për strukturën e pallatit (VIDEO)

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja ka dhënë detaje mbi situatën në apartamentin e përfshirë nga zjarri në Elbasan ku një pjesë e godinës pësoi dëmtime të rënda strukturore. Ai bëri me dije se zjarri është shuar, ku theksoi se të gjitha familjet janë evakuuar.

Llatja informoi gjithashtu se një pjesë e banorëve janë strehuar te të afërmit dhe të tjerët në konviktet e studentëve në Elbasan.

Për vlerësimin e dëmeve dhe sigurinë e godinës pritet edhe ndërhyrja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit.

“Zjarri është fikur, ndërsa kërkimet vijojnë nga strukturat e Emergjencave Civile dhe grupet e kërkim-shpëtimit. Aktualisht, të gjitha familjet janë evakuuar dhe nuk ka asnjë familje në pallat. Pjesa më e madhe e banorëve janë strehuar te të afërmit, ndërsa pjesa tjetër në konviktet e studentëve në Elbasan.

Pritet që në terren të mbërrijnë edhe strukturat e Institutit të Ndërtimit për të verifikuar gjendjen e strukturës së pallatit në tërësi. Sipas vlerësimeve paraprake të inxhinierëve, njëri prej sektorëve është bërë i pabanueshëm, por problematika strukturore janë konstatuar edhe në pjesën tjetër të pallatit.”- u shpreh Llatja.

Lajmi kryesor:

Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë pas disa orë kërkimesh

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›