E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, vijojnë kërkimet për 69-vjeçarin e pagjetur! Policia jep detaje

Ende po vijojnë kërkimet për gjetjen e një 69-vjeçari që rezulton ende i pagjetur pas shpërthimit të regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në një apartament në Elbasan. Për shkak të shpërthimit të fortë edhe banesat e tjera kanë marrë dëmtime ku mësohet se janë shembur edhe muret.

Fatkeqësisht, nga kjo ngjarje ka humbur jetën një e moshuar teksa 10 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Një zonjë për Euronews Albania bën me dije se nga shpërthimi dhe zjarri i janë djegur të gjitha gjërat në banesë.

“Pafund, i kam patur të gjitha brenda dhe u dogjën e u bënë shkrumb”, tha një banore të cilës iu dëmtua banesa nga shpërthimi.

Nga raportimet e para. shkak i shpërthimit dyshohet një bombol gazi. Policia në njoftimin zyrtar ka bërë me dije se rrethanat janë ende të paqarta dhe se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Elbasan/Informacion paraprak. Rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”.

Si pasojë, ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 10 banorë të tjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Lajme të Sugjeruara

“Të gjitha u dogjën, u bënë shkrumb”, banorët tregojnë detaje nga shpërthimi në Elbasan

“Të gjitha u dogjën, u bënë shkrumb”, banorët tregojnë detaje nga shpërthimi në Elbasan

8 të lënduar nga shpërthimi në Elbasan, mes tyre edhe një fëmijë! Ministria e Shëndetësisë jep detaje

8 të lënduar nga shpërthimi në Elbasan, mes tyre edhe një fëmijë! Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Shpërthimi në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! 8 persona të asfiksuar në spital

Shpërthimi në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! 8 persona të asfiksuar në spital

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›