E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpëtohet nga vrojtuesit pushuesja nga Kosova në plazhin e Shëngjinit

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Një incident ka ndodhur sot në plazhin e Shëngjinit. Një pushuese e moshuar nga Kosova është shpëtuar nga vrojtuesit e detit në Shëngjin, pasi është konstatuar në rrezik mbytjeje gjatë kohës që po lahej në det, raportojnë mediet.

Vrojtuesit e detit kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta nxjerrin të moshuarën në breg, duke i dhënë ndihmën e parë.

Pas ndërhyrjes së parë, ajo është dërguar në spitalin e Lezhës për trajtim të mëtejshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ky është një rast që dëshmon rëndësinë jetike të pranisë dhe gatishmërisë së vrojtuesve të detit gjatë sezonit turistik, për sigurinë e pushuesve në zonën bregdetare të Shëngjinit.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›