E Premte, 6 Nëntor 2026

Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për digjitalizimin dhe modernizimin e administratës publike - ATSH -

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi një takim në Podgoricë me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, ku diskutuan për digjitalizimin e shërbimeve publike, sigurinë kibernetike dhe modernizimin e administratës.

Gogu e cilësoi takimin si një bisedë mes miqsh, duke vlerësuar lidhjen e veçantë të Dukajt me Shqipërinë, ku ka studiuar.

Gogu theksoi se gjatë takimit ndanë mendime mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e administratës publike.

Ministri shqiptar vlerësoi gjithashtu kontributin e Dukajt për vendin e tij dhe për të ardhmen e tij evropiane, duke nënvizuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe perspektivën e përbashkët evropiane.

/gj.m/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›