E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëri e pastër”/ Aksioni i pastrimit në Pogradec, Rama: Do të vijojnë për përgatitjen e plotë të sezonit turistik

Nisi ditën e sotme një aksion i gjerë pastrimi në të gjithë territorin e bashkisë së Pogradecit, duke u fokusuar kryesisht në akset nacionale dhe përgjatë bregut të liqenit.

Në këtë nismë u angazhuan ndërmarrja e punëve publike, kompani pastrimit si edhe nxënës të shkollave të qytetit.

Lidhur me këtë nismë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se, aksionet e pastrimit do të vijojnë edhe në një fazë të dytë për përgatitjen e plotë të sezonit turistik.

“Pogradec, aksioni i gjerë i pastrimit

 

Në këtë nismë u angazhuan ndërmarrjet e bashkisë, kompani private dhe nxënës të shkollave. Aksioni nisi nga Qafë Thanë, si pika hyrëse për turistët e huaj, vijoi përgjatë aksit Qafë Thanë–Pogradec dhe në bregun e liqenit.

 

Aksionet e pastrimit do të vijojnë edhe në një fazë të dytë për përgatitjen e plotë të sezonit turistik”,shkruan Rama në postimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›