E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria anëtare e Bordit të Paqes – Kuvendi mblidhet në seancë plenare me kërkesë të grupit parlamentar të PS

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten në seancë plenare për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, për aderimin në Bordin e Paqes për Gazën”.

Sipas urdhrit të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, seanca do të mblidhet me kërkesën e 1/5 së deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se nuk është njoftuar nga kryetari i Kuvendit për mbledhjen e kësaj seance plenare, e cila ka në rend dite ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.

Përmes një njoftimi, grupi i PD shprehet se, me një vendim të njëanshëm të mazhorancës, nuk është përcaktuar më herët zhvillimi i seancës plenare për këtë javë dhe se, sipas rregullores, deputetët duhet të njoftohen të paktën dy ditë përpara.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›