E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump: Ukrainë-Rusi afër marrëveshjes, presidenti amerikan bën thirrje për ndaljen e menjëhershme të luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se palët janë relativisht pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai i bëri këto komente gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku u ndal te zhvillimet më të fundit të konfliktit.

Trump tha se Rusia dhe Ukraina kanë arritur në një pikë ku mund të ulen dhe të bien dakord për paqe. Ai paralajmëroi se mosarritja e një marrëveshjeje do të ishte një gabim i rëndë për të dyja palët. Presidenti amerikan njoftoi se më vonë gjatë ditës do të takohej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë, nga Kievi u bë e ditur se Zelensky ndodhej ende në Ukrainë në momentin e deklaratave. Trump i bëri thirrje Zelenskyt dhe presidentit rus Vladimir Putin që ta ndalojnë luftën sa më shpejt. Ai e cilësoi konfliktin si një masakër gjaku që po merr jetën e mijëra njerëzve. Sipas tij, viktimat janë kryesisht të rinj që po humbin jetën pa arsye. Trump tha se kjo luftë nuk i shërben askujt dhe duhet të marrë fund menjëherë.

Ai shtoi se presidenti rus Putin ka shprehur gatishmëri për një marrëveshje. Sipas Trump, edhe Zelensky është i hapur për një zgjidhje diplomatike. Presidenti amerikan theksoi se ndalja e luftës është urgjente dhe kërkon angazhim të menjëhershëm nga të gjitha palët.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›