E Premte, 6 Nëntor 2026

Shqipëri-Kosovë, stërvitje e përbashkët në kërkim-shpëtimin malor në Prevallë - ATSH -

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Efektivët e Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile (BMEC) të Shqipërisë dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) zhvilluan një stërvitje të përbashkët në kërkim-shpëtimin malor në Prevallë të Prizrenit.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bëri të ditur se, stërvitja u zhvillua në datat 2-5 nëntor dhe kishte në fokus shkëmbimin e përvojave, testimin e pajisjeve të reja dhe praktikimin e teknikave të kërkim-shpëtimit në terren malor.

Gjatë aktivitetit u praktikuan edhe procedurat për evakuimin e një personi të dëmtuar në terren malor.

Ministri theksoi se ky aktivitet forcon bashkëpunimin në shërbim të jetës, si dhe kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet dy strukturave.

1 nga 6

/gj.m/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›