E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëria në Samitin “Gdansk2025”, Gonxhja: Angazhim për një të ardhme të sigurt dhe të integruar digjitalisht

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Në përmbyllje të Presidencës polake të Bashkimit Evropian, Samiti Digjital “Gdansk2025” bëri bashkë liderë dhe përfaqësues të lartë për të adresuar sfidat dhe mundësitë e transformimit digjital në Evropë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, tha se “Shqipëria ishte pjesë e tryezës së nivelit të lartë mbi sigurinë digjitale të Evropës, ku u trajtuan çështje kyçe si qëndrueshmëria e infrastrukturës, sovraniteti teknologjik dhe zhvillimi i talenteve në TIK”.

Sipas tij, vendi ynë i përfaqësuar nga Albi Greva, këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, riafirmoi angazhimin për një të ardhme të sigurt dhe të integruar digjitalisht me familjen evropiane.

“Pjesëmarrja jonë në këto diskutime strategjike është një dëshmi e qartë e përpjekjeve për të forcuar kapacitetet tona digjitale dhe për të mbështetur zhvillimin e SME-ve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë në epokën e Inteligjencës Artificiale”, u shpreh Gonxhja.

1 nga 7

/e.xh/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›