E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria në luftë me flakët, kryeministri poston momentin kur një piroman i vë zjarrin ullishtes

Kryeministri Edi Rama ka postuar video nga një moment i një zjarrvënie të qëllimshme në Berat, ku autori është identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Në postimin e tij Rama shkruan se në 24 orët e fundit janë identifikuar 14 zjarrëvënës, ku 10 prej tyre janë arrestuar.

Postimi:

Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve????

????‍♂️ 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht????

Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve ????????


Kujtopjmë që prej më shumë se 24 orësh Shqipëria ka qenë nën pushtetin e zjarreve, ku situata më e rëndë ka qenë në Gramsh dhe në Delvinë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›