E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulje temperaturash, sa do të shënojë termometri ditën e enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera-herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje e tyre.

Temperaturat do të pësojnë një ulje prej 5 gradësh krahasuar në ditët që sapo lamë pas, ku termometri shënoi deri në 43 gradë celcius.

Ditën e nesërme termometri do të shënojë 37 gradë celcius në vlerat maksimale, dhe 18 gradë celcius në ato minimale.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›