‘’Trump tradhtoi diplomacin뒒, Irani hedh poshtë mundësinë e negociatave me Uashingtonin

“Trump tradhtoi diplomacinë dhe amerikanët që e zgjodhën”, kështu u shpreh ministri i jashtëm iranian Abaz Aragchi, i cili drejtoi delegacionin iranian në bisedimet bërthamore me zyrtarët amerikanë para nisjes së luftimeve.
“Kur negociatat e ndërlikuara bërthamore trajtohen si një transaksione me prona të paluajtshme dhe kur gënjeshtrat e mëdha mjegullojnë realitetin, pritshmëritë jo realiste nuk mund të përmbushen kurrë. Rezultati? Bombardimi i tryezës së negociatave nga inati. Me sulmet në mes të negociatave, Trump tradhtoi diplomacinë dhe amerikanët që e a zgjodhën”, u shpreh Araghchi në një postim në rrjetin social x.
Ndërkohë, Mohammad Mokhbar, një këshilltari i ish udhëheqësit supreme të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei që humbi jetën nga sulmet amerikano izraelite, u shpreh se vendi I tij nuk kishte besim tek SHBA dhe nuk kishte ndërmend të negocionte me Uashingtonit. Në një intervistë për televizionin shtetëror Iranian, Mohhbar theksoi se vendi I tij do të vijonte luftën pavarësisht se sa do të zgjaste ashtu siç bëri gjatë luftës tetëvjeçare me Irakun.
/rtsh.al/