E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet nisja e trageteve nga Porti i Durrësit për shkak të motit të keq

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme, ka ndryshime në oraret e lundrimit të trageteve.

Sipas informacioneve të marra nga kompanitë e trageteve, imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve do të kryhet mbrëmjen e sotme sipas orarit të parashikuar.

Ndërkohë, nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet nesër, më 5 shkurt, në orët e para të mëngjesit, pas përmirësimit të kushteve të motit.

Autoriteti Portual Durrës u bën thirrje udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›