E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shtyhet përsëri hapja e “basteve online”, ministri Malaj njofton rishikimin e kuadrit ligjor!

Hapja e basteve online shtyhet sërish, pasi qeveria po rishikon ligjin për të forcuar mbikëqyrjen dhe për të shmangur problemet sociale.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha në Komisionin e Ekonomisë se, megjithëse kuadri ligjor dhe VKM-të përkatëse janë përfunduar, bastet online do të hapen vetëm pas këtij rishikimi.

“Prej 7 vitesh në buxhet të shtetit nga bastet nuk ka fituar, nuk i keni të ligjëruara, dhe sot është plotësisht informal dhe të gjithë këtë faturë po ja faturoni biznesit të ndershëm”, tha Cara.

“Ne kemi mbaruar të gjithë kuadrin ligjor sa i përket basteve online, VKM-të respektive. Qeveria po e rishikon edhe një herë ligjin për të pasur një mbikëqyrje të kujdesshme për të mos pasur probleme sociale. Pasi të mbarojë rishikimi i ligjit aktual do të fillojë operimi i lojërave të fatit”, tha Malaj.

Kuadri ligjor për bastet sportive online u plotësua me të gjitha aktet nënligjore 28 muaj pas miratimit të ligjit, në shkurt 2024, por ende nuk është hapur konkurrimi për licencat. Ligji parashikon dhënien e 10 licencave dhe lejon pjesëmarrjen vetëm online, përmes identifikimit me kartë identiteti. Pikat fizike të basteve u mbyllën më 1 janar 2019.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›