E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet seanca paraprake për Veliajn, caktohet data kur shprehet trupi gjykues

Është shtyrë seanca në gjykatën e posacme për për Erjon Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa persona të tjerë.

Seanca, ky gjykata e posacme do të vendosë për kalimin apo jo për gjykim të dosjës, është parashikuar të mbahet më 10 tetor, ora 8:00.

Shkak për shtyrjen është bërë mosmarrja në dijeni në mënyrë të rregullt ligjore nga të pandehurit, çka ka detyruar gjykatën të vendosë një datë të re për zhvillimin e saj.

Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Nërkohë Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiaku i Tiranës nga Këshilli i Ministrave.

Ky hap i Veliajt tashmë bllokon automatikisht zgjedhjet e parakohshme për kryeqytetin deri në vendimin e Gjykatës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›