E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtynë të miturit drejt vjedhjes, në pranga dy persona. 14-vjeçari autor i 150 vjedhjeve të Tiranë

Një i mitur është arrestuar pasi dyshohet të ketë kryer rreth 150 vjedhje gjatë dy viteve të fundit në Tiranë. Në pranga u vunë edhe dy persona A. D. 48 vjeç dhe A. H. 41 vjeç, të cilët dyshohet se e kanë shtyrë të miturin të kryente vjedhje, përfshirë një motomjet në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Hetimet kanë zbuluar se gjatë muajit shkurt 2026, 14-vjeçari ka qenë pjesë e një grupi që ka vjedhur motomjete, ndërkohë që dy personat kanë përfituar nga aktiviteti i tij kriminal.

Gjatë kontrollit në garazhin e A. H., janë gjetur dhe sekuestruar dy motomjete dhe pjesë të tjera motomjetesh të cilat dyshohet se janë vjedhur.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera dhe për hetimin e plotë të rolit të këtyre shtetasve në krimin e organizuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›