E Hënë, 2 Nëntor 2026

IZRAEL – Nxehtësi rekord, Deti i Vdekur regjistron temperatura prej 36,6 gradë Celsius

TEL AVIV, 13 gusht /ATSH-DPA/- Temperaturat gjatë natës në Izrael arritën një rekord të ri, me 36,6 gradë Celsius të regjistruar në Detin e Vdekur, tha sot shërbimi meteorologjik – ndërsa vendi përgatitet për kulmin e valës aktuale të nxehtësisë.

“Temperatura minimale – më e larta që nga fillimi i regjistrimeve u mat në lindje të vendit në Malin Sodom përgjatë Detit të Vdekur dje në mbrëmje, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 35,5 gradësh”, tha Shërbimi Meteorologjik i Izraelit.

Deti i Vdekur, i cili ndodhet në kufirin Izrael-Jordani, ndodhet rreth 430 metra nën nivelin e detit – pika më e ulët e arritshme në Tokë. Mali Sodom ndodhet në bregun jugperëndimor të Detit të Vdekur.

Pjesa më e madhe e Izraelit po përvëlohet nga nxehtësia ekstreme, ndërsa autoritetet  kanë lëshuar një numër paralajmërimesh duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda.

Vala aktuale e të nxehtit pritet të arrijë kulmin sot në mesditë, me temperaturat në disa rajone të brendshme që parashikohen të arrijnë 50 gradë Celsius //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›