Sinjalistikë e re në Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa, Rama: Shërben për orientimin dhe informimin e vizitorëve

Në Parku Kombëtar i Lumit Vjosa është vendosur sinjalistikë e re për të orientuar më lehtë vizitorët gjatë eksplorimit të parkut dhe për t’i informuar ata mbi vlerat natyrore të zonës.
Kryeministri Edi Rama thekson se sinjalistika e re do të ndihmojë turistët të lëvizin më lehtë në park, por edhe të njihen me rëndësinë e biodiversitetit dhe ekosistemit të veçantë të lumit.
“Parku Kombëtar i Lumit Vjosa, me një sipërfaqe mbi 12.7 mijë hektarë, është unik në llojin e tij dhe përfaqëson një nga pasuritë më të veçanta natyrore të vendit. Sinjalistika e re ndihmon vizitorët jo vetëm të orientohen dhe të zbulojnë më lehtë shtigjet dhe pikat kryesore, por edhe të marrin informacion mbi rëndësinë e biodiversitetit, ekosistemin e rrallë të lumit të egër dhe nevojën për ta mbrojtur atë. Investimi në informim dhe orientim është thelbësor për ekoturizmin e përgjegjshëm dhe një përvojë më cilësore për çdo vizitor”, shkruan Rama.
Në vitin 2025, Lumi Vjosa u përfshi zyrtarisht në programin UNESCO “Njeriu dhe Biosfera” (MAB), duke u njohur si një rezervat biosfere që mbron atë që konsiderohet “lumi i fundit i egër në Europë”.
/rtsh.al/