E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vaksinimi i bagëtive kundër brucelozës – Në Gjirokastër, mbi 50 mijë vaksina do të kryhen nga shërbimi veterinar

Në qarkun e Gjirokastrës ka nisur vaksinimi i bagëtive kundër sëmundjes së brucelozës. Shërbimi veterinar ka planifikuar të realizojë mbi 50 mijë vaksina në të gjithë zonën, me qëllim parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje tek bagëtitë.

“Po planifikohen të vaksinohen rreth 50 mijë të imëta për sëmundjen e brucelozës e cila është një sëmundje që shkakton dëm në ekonomi dhe shëndetin tek njerëzit”, u shpreh Krenar Veliu veteriner.

Autoritetet veterinare u bëjnë thirrje blegtorëve të bashkëpunojnë me ekipet në terren për realizimin e vaksinimit, në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes dhe të mbrohet shëndeti publik.

“Dua ti kujtoj fermerët se vërtet shteti ka një strategji të caktuar dhe e bën falas vaksinën”, tha ai.

Fushata e vaksinimit pritet të përfundojë në javët në vijim, duke përfshirë të gjitha zonat blegtorale të qarkut të Gjirokastrës.

Gazetare: L. Koçiu 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›