Situatë kritike në rrugën Qukës-Qafe Plloçë, shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga

Në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, pranë zonës së tuneleve, është raportuar një situatë kritike ku shirat e dendur të rënë 24 orët e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dheut dhe shkëmbinjsh.
Kjo ka rezultuar në bllokimin e plotë të trafikut në njërën duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullimin e mjeteve.
Sipas raportimeve të fundit nga korrespondeti i RTSH-së, një sipërfaqe e madhe shkëmbinjsh është shkëputur, duke mbuluar rrugën me inerte.
Për shkak të rrezikut qarkullimi i automjeteve është devijuar në një korsi të re, e cila ishte hapur disa ditë më parë nga firma kontraktuese. Grupi i punës është në vendngjarje për të larguar materialet e rrëshqitura.
/rtsh.al/