Skandali në Onkologjik, GJKKO lë në fuqi masat për mjekët

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe personat e përfshirë në skandalin e Onkologjikut. Konkretisht mjeku Edmond Gashi dhe Florian Marku, administrator i Flori Farma janë lënë në “arrest shtëpie”, Alketa Ymeri (Pere) mjeke, me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, Emiljano Lela – Koordinator pranë Spitalit Onkologjik ,me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshe në QSUNT, me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, Drilona Kishta, nën masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Dosja do të hetohet nga SPAK, pasi më herët prokuroi i Tiranës Bledar Valikaj shpalli moskompetencë. Nga hetimet e theluara sipas tij dyshohet se mjekët e përfshirë kanë kryer korrupsion dhe këtë ata e kanë bërë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të përfshirë janë 6 persona, mjek e administrator të QSUT-së si dhe dy kompani private që akuzohen për shpërdorim detyre.
Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Paralelisht abuzimeve, mjekët do t’i nënshtrohen edhe hetimit pasuror.
SPAK tashmë do hetojë skemën, përmes të cilës mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private. Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.
/rtsh.al/