“Skandaloze! Qeveria hipokrite, mbrojti Ballukun me imunitet”, Zekthi: Dëshmi e fortë se mazhoranca nuk e ka prioritet drejtësinë

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në News24 komentoi ndër të tjera faktin që qeveria shqiptare mbrojti ish-zv kryeministren Belinda Balluku me imunitetin e saj përballë hetimeve të drejtësisë.
Zekthi u shpreh se PS proklamonte se nuk do të mbrojë askënd e imunitet dhe se kur erdhi puna tek një person me shumë pushtet si Belinda Balluku, Rama e mbrojti atë.
Sipas Zekthit, kjo është dëshmi e fortë se mazhoranca nuk e ka prioritet drejtësinë.
Fitim Zekthi: Kritikat më të mëdha në raport-progres është fakti që qeveria shqiptare nuk hoqi imunitetin e zonjës Balluku.
Kjo është një gjë e madhe, tregon gjithë mënyrën sesi qeveriset. Kryeministri Rama është përpjekur të thotë se ne jemi në anën e drejtësisë. Ne nuk bllokojmë kërkesat për imunitet. Kur erdhi puna tek një njeri shumë i rëndësishëm që është prekur, ai e mbrojti.
Rama lejon ndoshta të bien të dobëtit, por nuk po lejon që të bien të fortët. Çështja e imunitetit të zonjës Balluku është një çështje serioze, që tregon se qeveria shqiptare nuk ka vullnet për të vendosur prioritet drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit. Këtë e thotë edhe progres-raporti.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb