E Diel, 1 Nëntor 2026

Skema Kombëtare 2026, për herë të parë subvencionohen mbarështimin e fermave të derrit

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 parashikon për herë të parë subvencionim të fermerëve për fermat që mbarështojnë dosa dhe paradosa të matrikulluara, duke zgjeruar skemat e financimit në sektorin blegtoral dhe duke mbështetur formalizimin e aktivitetit bujqësor në vend.

Sipas Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), mbështetja financiare për këtë masë përfshin 7,000 lekë për krerë për fermat me jo më pak se 5 dosa ose paradosa të matrikulluara, si dhe 50% financim mbi tavanin prej 100 krerësh.

Për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor parashikohet 100% mbështetje, pa kufizime tavani, duke nxitur bashkëpunimin dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në sektor.

AZHBR thekson se “kjo masë synon të rrisë konkurrueshmërinë e fermave blegtorale dhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit, ndërsa fermerët mund të marrin asistencë pranë Agropikave dhe strukturave rajonale të ekstensionit bujqësor gjatë procesit të aplikimit”.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›