E Diel, 1 Nëntor 2026

Transporti publik përfiton 250 milionë lekë kompensim për karburantin, aplikimet deri më 1 gusht

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës po përfitojnë kompensim financiar në masën 50 lekë për litër karburanti për konsumet e realizuara gjatë periudhës mars-maj 2026.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se masa zbatohet në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe synon të mbështesë operatorët e transportit publik në përballimin e kostove të aktivitetit.

Sipas njoftimit, vlera totale e fondit të parashikuar për këtë skemë mbështetëse arrin në 250 milionë lekë.

Subjektet përfituese duhet të paraqesin kërkesat pranë Drejtorive Rajonale Tatimore përkatëse, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 1 gusht 2026.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bëri thirrje të gjitha shoqërive që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë brenda afateve ligjore për të përfituar kompensimin financiar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›