Skema e Investimeve, mbështetje për rinovimin e teknologjisë dhe mekanikës bujqësore

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Zeqir Beci nga Peza e Madhe, Tiranë prej 18 vitesh punon me përkushtim në bujqësi, duke kultivuar në një sipërfaqe prej 5.4 hektarësh kultura foragjere, pemë frutore, ullinj dhe vreshta.
Me mbështetjen nga Skema Kombëtare e Investimeve pranë Agejncisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) Zeqiri ka përfituar traktor dhe pajisje ndihmëse bujqësore, duke sjellë një ndryshim të dukshëm në ritmin e punës në fermë. Mekanizimi ka rritur efikasitetin, ka kursyer kohë dhe ka bërë proceset shumë më të lehta. Beci tregon se ka qenë emigrant në Greqi dhe është kthyer në vendlindje, ku ka ndërtuar biznesin e tij në fushën e bujqësisë. “Pas shumë vitesh më erdhi mundësia të aplikoj për mbështetje në Skemën e Investimeve dhe të përfitoj financim për mekanikë te re në bujqësi. Zetorin i ri, më ndihmon të punoj tokëm më shpejt dhe të kem rendimet më të lartë në prodhim”, tha Zeqiri. Aio thotë se, sot punon jo vetëm 14 dynym tokë që i ka në pronësi të tij, por edhe 40 dynym tokë, të tjera që i ka marrë me qira, ku kultivon prodhime foragjere, ulikshte dhe pemtari. “25 dynym tokë i kam me qira në Shijak”, u shreh Beqiri. Sipas AZHBR-së Skema Kombeëare e Investimeve, është mbështetje konkrete për fermerët shqiptarë që duan të investojnë në modernizimin e aktiviteteve të tyre bujqësore. Rreth 11,4 milionë lekë janë disbursuar deri tani për fermerët dhe bizneset agropërpunuese, nga skema e re e mbështetjes me grant për investime në sektorin e bujqësisë. Në këtë skemë janë Janë 360 kërkesa të kualifikuara për subvencion, me një vlerë totale të kërkesës prej 1,2 miliardë lekë. /e.xh/ /a.g/