E Martë, 3 Nëntor 2026

Balluku: Aviacioni Civil, kolona kryesore e suksesit të turizmit shqiptar

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë, është  kthyer në portën kryesore hyrëse të turistëve dhe vizitorëve të huaj në vendin tonë.

Krahas rritjes së fluksit të mbi 7 milionë turistë që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, në fund të vitit 2024 nëpërmjet këtij aeroporti dhe pritshmëri për rritjen e këtij treguesi më tej në 2025, turizmi i vlerësuar si një moment historik për vendin, ka zgjeruar dhe gjeografinë e destinacioneve të fluturimeve nga kompanitë ajrore.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë solli shembullin e kompanisë Ryanair që tashmë është shtrirë me 25 destinacione.

“Ryanair tashmë me 25 destinacione dhe 135 fluturime në javë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, promovon Shqipërinë si një thesar i fshehur i Europës”, tha Balluku.

Balluku theksoi se, Aviacioni civil është kolona kryesore e suksesit të turizmit shqiptar.

Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit.

Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale, Tirana International Airport mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të ofruar shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

/e.xh / /a.g/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›