E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta e Kuçovës, Bankers Petroleum gati për të filluar punimet

Kompania Bankers Petroleum ka njoftuar se ka blerë edhe pjesën e mbetur të aksioneve (50%) në fushën e naftës të Kuçovës për 1.5 milionë dollarë. Kjo blerje i jep të drejtën Bankers Petroleum të zhvillojë edhe më tej fushën e naftës në Kuçofë sipas një marrëveshje shtetërore me kompaninë Albpetrol.

Bankers është në proces për përmbushjen e programit të punës dhe sasia e naftës që pritet të nxirret nga kjo fushë thuhet se i kalon 490 milionë barrela, ndërkohë që deri tani janë nxjerrë vetëm 5%.

Mendohet se kontrata do të realizohet në Gusht të vitit 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›