Sot dhe nesër reshje shiu në qarqet Shkodër, Kukës dhe Elbasan

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Instituti i Gjeoshkencës informoi se sot dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta.
Sipas IGEO, nesër temperaturat e ajrit pritet të jenë minimale dhe maksimale dhe pritet të arrijnë: në bregdet: 18/29°C, në vendet e ulëta: 15/30°C dhe në vendet malore: 10/26°C.
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë. Ndërsa sa i përket rrezikut për zjarre në pyje, IGEO thekson se “sot dhe nesër pritet nivel rreziku “i lartë” në qarqet Fier dhe Vlorë, nivel rreziku “i moderuar” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër dhe nivel rreziku “i ulët” në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër. /k.s//a.f//r.e/